Konfirmohen largimet e radhës, Skënderbeu duhet… ribërë (LISTA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 9:32

Konfirmohen largimet e radhës, Skënderbeu duhet… ribërë (LISTA E PLOTË)

Menjëherë pas mbylljes së kampionatit dhe zbritjes së skuadrës korçare një kategori më poshtë, te Skënderbeu kanë nisur largimet dhe duket se nuk kanë të ndalur.

SKENDERBEU 1

Ditë pas dite skuadra po boshatiset, teksa kanë mbetur shumë pak lojtarë nën kontratë. Ekipi po përjeton një fazë të thellë riformatimi.

Pas Leard Sadriut, Bekim Rexhepit, Zhan Viktorit dhe Agnaldo Moraeshit, radha për të shpallur zyrtarisht divorcin me Skënderbeun është e mbrojtësit Dajan Shehi.

25-vjeçari nga Elbasani ka njoftuar largimin nga klubi korçar me anë të një postimi në profilin e tij personal në “Instagram”, ku shkruan fjalë lamtumire për skuadrën:

“Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet këtu. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin. Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit Skënderbeu! Do të më mungoni çuna”, ishte postimi i Dajan Shehit.

Edhe pse Takaj nuk ngurroi, por takoi menjëherë Shehin pas përfundimit të sezonit për t’i kërkuar qëndrimin në kampin bardhekuq, duket se mbrojtësi nuk është bindur për të qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin e ri në Kategorinë e Parë, por ka shpallur zyrtarisht divorcin me klubin duke dalë si lojtar i lirë.

Por nuk është vetëm Shehi firoja e fundit në repartin e mbrojtjes. Së bashku me të, edhe Leonat Vitija duket se përmes një postimi ka bërë të njëjtën gjë. Mbrojtësi nga Prishtina, ashtu si Dajan Shehi, ka zyrtarizuar vetë ndarjen me anë të një postimi në “Instagram”.

“Faleminderit Skënderbeu! Faleminderit Korça për këto tri vite të mrekullueshme! Ishte kënaqësi dhe privilegj që isha pjesë e këtij ekipi”, shkroi Vitija.

Gjithsesi, situata e “dardanit” ende nuk është e qartë pasi në klub flasin se Vitija ka kontratë edhe në sezonin e ardhshëm me Skënderbeun dhe lojtari mund të ketë ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme, çka mund të sjellë një reagim të drejtuesve.

Deri në momentin që flasim, janë plot dhjetë lojtarë, të cilët kanë shpallur zyrtarisht divorcin me ekipin bardhekuq të Skënderbeut menjëherë sapo ka përfunduar sezoni.

Divorce këto, që ose janë bërë publike zyrtarisht nga vetë futbollistët përmes postimeve në rrjetet sociale, ose kanë ardhur si pasojë e fundit të kontratës mes palëve. Nga porta, në sulm duket se Skënderbeu tashmë ka humbur pjesët më të rëndësishme.

LIS

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"