Konfirmime dhe zhgënjime, ja çfarë solli java e katërt e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 18:33

Konfirmime dhe zhgënjime, ja çfarë solli java e katërt e Kategorisë Superiore

1. Kush tha se Skënderbeu nuk është për titull?! Dukshëm klubi korçar nuk është marrë seriozisht këtë sezon, edhe për faktin se vuan dënimin e rëndë nga UEFA, por kjo nuk do të thotë se gjërat nuk mund të ecin në rrugën e duhur. Në Vlorë rikonfirmon se mbetet i frikshëm edhe pas shumë ndryshimeve. Fiton pastër ndaj një Flamurtari, që zhgënjen shumë edhe Ilir Dajën. Shenjat i dha në Gjirokastër, ku edhe pse fitoi minimalisht ndaj Luftëtarit, rrezikoi të pësonte disa herë.

Skenderbeu

2. Rikthehet Tirana. Ze Maria ishte “lodhur” në konferencat për shtyp, duke përmendur disa herë se “skuadrën e vërtetë do ta shikoni pas javës së tretë”. Kështu ndodhi dhe bardheblutë mundën 3-1 Luftëtarin, edhe pse me jo pak vuajtje. Zhbllokohet sulmuesi Blazhevski, ndërsa bind fantazisti Kobinah. Mirëpo, mbrojtja fut sërish “ujë”.

tirana

3. Luftëtari, nga histori suksesi në një dështim, që nuk dihet se ku do ta ketë fundin. Skuadra gjirokastrite nuk ka pësuar katër humbje radhazi asnjëherë në historinë e saj në elitën e futbollit shqiptar sa i përket startit të kampionatit. Zgjedhje të gabuara, duke filluar me trajnerin slloven, Kostiç, i cili nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen e për të vazhduar me merkaton. Ai që ka afruar lojtarë si mbrojtësi Janiçiç apo mesfushori Milosavljev te Luftëtari, duhet t’u kërkojë ndjesë tifozëve bluzinj dhe më pas të paraqesë dorëheqjen te presidenti, pasi i ka shkaktuar një dëm të madh financiar klubit gjirokastrit.

luftetarii

4. Kukësi është i varur nga Arturo Rexhinaldo. Sulmuesi pritej të mungonte në Durrës, pasi u dëmtua me Kombëtaren e Mozambikut, mirëpo zbriti në fushë me injeksione dhe vendosi ndeshjen. Një bomber që po bën diferencën në kampionatin shqiptar. Fillimisht u pikas nga Luftëtari dy sezone më parë, ndërsa më pas shpërtheu te Laçi.

REXHINALDO1

5. Klodian Duro rikthehet në trajning me një fitore nën drejtimin e Kamzës, duke mposhtur në shtëpi Kastriotin me shifrat 2-0. Për herë të fundit kishte drejtuar Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit dy vite më parë, kur verilindorët fituan trofeun e parë.

duro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"