Konfirmim i formacionit dhe mungesa të rëndësishme, ja si priten të rreshtohen Partizani dhe Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 10:53

Konfirmim i formacionit dhe mungesa të rëndësishme, ja si priten të rreshtohen Partizani dhe Kastrioti

Partizani kreu stërvitjen e fundit para se të fillojë të mendojë për sfidën kundër Kastriotit, që luhet sot në stadiumin “Air Albania”, në orën 16:00.

kastrioti partizani

Trajneri Daja i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, por formacioni i tij, pritet të jetë i njëjtë si në ndeshjen kundër Bylisit, ku “demat” arritën të triumfonin me rezultatin e pastër 3-0. Pritej që Ferhan Hasani të rikthehej titullar, por me formën e mirë që po kalon treshja e sulmit, Asani-Zhunior-Çinari, “Buba” mbetet jashtë. Të tre lojtarët e sulmit shënuan kundër Bylisit dhe pritet të jenë ata pikat e referimit edhe në takimin kundër Kastriotit.

Formacioni i Partizanit pritet të jetë identik, ndërsa në seancën stërvitore, Daja ka punuar kryesisht me goditjet standarde. Ky ka qenë dhe fokusi i trajnerit kryeqytetas për të përgatitur sfidën ndaj Kastriotit, duke parë dhe shtatlartësinë që kanë krutanët. Në rast triumfi kundër Kastriotit, Partizani do ta merrte provizorisht kreun e Superiores, të paktën për 24 orë, për të pritur më pas me qetësi rezultatet e ekipeve rivale që luajnë një ditë më pas.

Tek kampi i Kastriotit në dyshim pritet të jetë vetëm lideri i skuadrës krutane, sulmuesi kryesor, braziliani Devid Da Silva i cili po punon për riaftësimin nga dëmtimi që kishte pësuar. Sakaq trajneri Ndreu përpara sfidës kishte deklaruar se të gjithë lojtarët janë të zëvendësueshëm duke e cilësuar Da Silvan një lojtar tepër të rëndësishëm.

p

ka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"