Kone: Të qenit shqiptar më bënte të ndihesha i fortë në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2013 | 16:13

Kone: Të qenit shqiptar më bënte të ndihesha i fortë në Greqi

KoneNjë nga futbollistët që ka shkëlqyer deri në këtë pjesë të kampionatit të Serisë A është Panajotis (Gjergji) Kone. Mesfushori me tipare sulmuese i Bolonjës, përveç paraqitjeve pozitive, ka mundur të shënojë edhe 4 gola në kampionat dhe një në Kupën e Italisë. Por edhe pse i lindur në Tiranë, ai vendosi të zgjedhë Greqinë që të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare, ndonëse origjinën e tij kurrë nuk e ka mohuar. Madje, siç thekson vetë Kone, ajo e bënte të fortë në fillimet e tij në Greqi. “Futbolli nisi të më pëlqejë duke ndjekur tim vëlla Sotiris dhe në dy vitet e para shkoja në stërvitje pa i vënë në dijeni prindërit e mi, sidomos babanë, i cili kërkonte që unë të impenjohesha me shkollën. Një shqiptar me pasaportë greke? Origjinën time nuk e kam mohuar kurrë, por edhe në Greqi kurrsesi nuk më kanë diskriminuar. Përkundrazi, sa herë që më pyesnin, u përgjigjesha bindshëm: ‘Jam Kone shqiptari’. Dhe për këtë gjë të gjithë më respektonin. Madje, të qenit shqiptar më bënte shumë të fortë në vetvete. Fillimet e mia? Ato nisën në Francë, te Lensi në moshën 17-vjeçare, ku spikata pas një turneu për të rinj. Me francezët firmosa kontratën e parë dhe 70 për qind të pagës ia dërgoja familjes, sepse nuk ishim mirë financiarisht, ndonëse së fundmi gjërat janë përmirësuar ndjeshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"