Kondogbia nuk shkon në stërvitje, tërbohet Spaleti: Kështu nuk vazhdohet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 17:29

Kondogbia nuk shkon në stërvitje, tërbohet Spaleti: Kështu nuk vazhdohet!

Kur u duke se gjërat te skuadra e Interit ishin duke shkuar mirë, sot ka ndodhur edhe incidenti i parë që e ka mërzitur së tepërmi drejtuesit e zikaltërve dhe në veçanti trajnerin Luçiano Spaleti.

kondogbia

 

Mesfushori francez Kondogbia nuk është paraqitur në qendrën stërvitore në Pienetina, ku Interi po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri. Ai ka munguar pa vënë në dijeni klubin dhe trajnerin. Sjellja e Kondogbiasë e ka zemëruar së tepërmi Spaletin i cili në një prononcim për mediat u shpreh:

Spaleti

“Kështu nuk bëhet, Kondogbia duhet të jepte disa shpjegime. Ne do të mësojmë se çfarë ka ndodhur me të, përpara se të hidhemi në merkato për gjetjen e zëvendësuesit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"