Koncerte në “Air Albania”, Jupi: Nuk e di ku i çon mushka. Titulli? Partizani u zgjua vonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 19:30

Koncerte në “Air Albania”, Jupi: Nuk e di ku i çon mushka. Titulli? Partizani u zgjua vonë

Dy javë përpara fundit, gara për titull mbetet ende e hapur, por Redi Jupi, trajner, ish futbollist i rëndësishëm i futbollit shqiptar, mendon se Partizani e dogji shansin e fundit në derbi. 484382cf-f513-488f-bbc1-1ced7b426981-770x433

Në intervistën e tij për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, Jupi me batutë u shpreh se Napoli po bëhet si Tirana, shkarkon trajnerët edhe kur dalin kampion, por në rastin e Shehit, Jupi beson se duhet të vazhdohet me të, palët mund të shkojnë në një rinovimin vetëm nëse Shehi nuk e preferon diçka të tillë.

Ish futbollisti nuk e kupton se si një stadium si “Air Albania”, aq shumë i dëshiruar, të mbyll dyert për ekipin e kryeqytetit, duke qenë pjesën më të madhe të kohës në funksionin të koncerteve, apo aktiviteteve të ndryshme jo sportive. Jupi u ndal edhe te Kombëtarja e veteranëve, ku Jupi ka shumë rezerva për mënyrën se si po funksionin:

-E prisje një fund të tillë Redi, dy javë përpara fundit të gjithë janë në garë, mund të flasim për një kampionat cilësorë?

Unë nuk mendoj se janë të gjitha në garë. Partizani dhe Tirana janë të shkëputura. Egnatia ka bërë një kampionat të mirë. Kompetiviteti jo domosdoshmërisht tregon cilësi. Të gjithë janë koshient që kampionati nuk është cilësor për shumë faktorë.

-Pret ndonjë surprizë, Tiranës nuk i bëjnë më punë 2 pikët avantazh…

Do ishte çudi e madhe. Partizani e pati mundësinë e artë në ndeshjen direkte. Të kuqtë bënë gabimin që shpesh e përsërisin. Partizani ka bërë shumë gabime. Çdo gjë mund të ndodhë, asnjë skuadër nuk është e pathyeshme. Unë do doja që titulli të përzgjidhej në përballjet direkte.

-Redi, Tirana, edhe pse në garë për titull është e detyruar të luaj jashtë kryeqytetit, “Air Albania” është sërish e rezervuar për koncerte, çfarë shije të lë?

E çuditshme se çfarë ndodh me stadiumin tonë. Ne iu gëzuam më në fund një vepre të madhe. Iu gëzuam faktit se mund të shkojmë skuadra t e kryeqytetit të luajnë aty. Ne nuk na intereson hoteli, por stadiumi. Tani ka ardhur koha që luajnë shumë pak. Nuk e di se ku i çon mushka në kuptimin e mirë të fjalës. Shpresoj që nëpërmjet këtyre eventeve të gjenerojnë para dhe të shfrytëzohen në mirë të stadiumit. Më vjen shumë keq, nuk jam fans i eventeve, dua që në stadium të bëhen sa më shumë ndeshje.

-Opinioni sportiv, një pjesë e mirë bën përgjegjës trajnerin Kolela për faktin që nuk e ka menaxhuar si duhet një grup të mirë lojtarësh, Patushi më tha që me një trajner tjetër Partizani do ishte shumë pikë përpara, ju si mendoni?

Unë mendoj se Kolela punoi mirë në fillim. Ai gjeti një ekip jo cilësor, nuk është se u bënë shumë shpenzime. Gjithsesi, trajneri ndëtoi një skuadër të fortë dhe një ekip sulmues. Duhet të kesh personalitetin e duhur për të bërë diçka të tillë. Nëse në fund nuk fitohet titulli, në kupë shkoi si shkoi, unë mendoj se Partizani nuk ka bërë një sezon të mirë.

-Tirana e ka trajnerin, por i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, mos ndodhë siç ndodhi me Spaletin, një rinovim i munguar mund të çojë në divorc…

Po e diskutoja me disa kolegë të mi, është shumë e çuditshme. Unë u thash që po bëhet Napoli si Tirana, shkarkonte gjithmonë trajnerët fitues. Edhe nëse nuk fiton titullin Shehi, ka bërë 2 sezone të mira në kryeqytet. Mbase edhe ai vetë mund të mos e dojë rinovimin, ne nuk e dijmë këtë sepse nuk jemi në brendësi.

-Nuk janë të qartë as te Dinamo, ky fund sezoni sikur i trazoi pak ujërat, flitet për trajner të ri, lakohet Brdariç, mos po përsëriten gabimet e një viti më parë?

Sezoni i Dinamos mund të quhet i suksesshëm. Mehmeti ka trajnuar edhe në elitë, stafin e kanë të plotë dhe të mirë. Stafi shumë mirë mund të konfirmohet edhe për edicionin në vijim. Të ndërrosh kur i ke gjërat mirë është një karakteristikë e njerëzve të ditur. E ka bërë Bajern Mynihun diçka të tillë. Fitoi 3 kupat e mundshme dhe hoqi gjermanin, mori Guardiolën. Kjo është cilësi e klubeve të organizuara. Dyshoj që Dinamo ime është në këtë pikë. Unë do kisha mbajtur stafin që është.

-Kishe ndonjë ftesë për te Kombëtarja e veteranëve, apo nuk je më në formë…

Unë kam luajtur disa herë me kombëtaren e veteranëve. Sa herë më kanë thënë, kam qenë prezent. Formën, mos ta diskutojmë fare, pasi bëj sport ccdo ditë. Kjo është pjesë e një organizimi që kam bërë, kombëtaren e veteranëve ta kthej në kombëtare të shurdh-memecëve. Të gjithë djemtë duan t’i kontrollojnë, në fund të fundit nga çfarë po i heqin? Ata e kanë përfunduar karrierën e tyre. Klodian Duro ishte në ndeshjen e fundit,  nuk e kam parë më. Nëse kontrollojnë karrierën e dikujt tjetër, nuk e di çfarë të them. Gjëra të çuditshme ndodhin në vendin tonë.

-Kam dhe 2-3 pyetje flash, kush e fiton titullin?

Tirana më fitoren në Laç është afër, me 90% e ka fituar.

-Kush e fiton Kupën?

Do doja ta fitonte Egnatia. Do doja ta fitonte kjo skuadër për të vazhduar kështu këtë projekt. Edhe aty Tirana është më afër gjithsesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"