Komunikim me sy, Pirlo dhe Ronaldo arrijnë “paktin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2020 | 13:36

Komunikim me sy, Pirlo dhe Ronaldo arrijnë “paktin”

Në ditën e parë të grumbullimit të Juventusit, por edhe në të parën e tij si trajner, Andrea Pirlo u paraqit në qendrën stërvitore në orën 9, për të kryer ritualin e vizitave mjekësore dhe analizave “antiCOVID”. 7.5 orë më pas, ishte radha e Kristiano Ronaldos për të kapërcyer kangjellat, i cili ra në sy për modelin e syzeve të cilat janë ideuar nga Lapo Elkan. Gjithmonë e më e fortë, të paktën në dukje, lidhja e portugezit me familjen Juventus, teksa përkushtimi dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim.
f1369aef-a3e8-450d-b350-da56a8ecc267
PAKT PËR YLLIN – Deri pak kohë më parë, CR7 dhe Pirlo ishin përballur vetëm si rivalë në fushë, por që nga dje ata punojnë së bashku dhe për të njëjtat synime. Me siguri portugezi i ka harruar tri rastet në të cilat “Mjeshtri” e ka eliminuar nga Champions-i, teksa që nga ky sezon, kupën “veshgjatë” do ta ndjekin së bashku. Kampionë të tillë, dhe pse me role të ndryshme, janë gatuar njësoj e respekti vjen natyrshëm. Përpara se të stërviteshin njëri nën urdhrat e tjetrit, trajneri dhe sulmuesi i Juves kishin folur në telefon. Në stërvitjen e djeshme nuk mungoi komunikimi, i cili gjithsesi ishte i kufizuar e i karakterizuar më së shumti nga vështrime. Mjaftoi diçka më tepër se një orë për t’u kuptuar e për të bërë një “pakt” mbi të cilin mbështetet rrugëtimi i këtij Juventusi të ri. Pavarësisht CV si lojtar, Pirlo nuk ka qenë kurrë trajner, ndaj në petkun e ri do të ketë nevojën e të gjithëve, sidomos për të ndjekur titullin e dhjetë radhazi që vlen sa një yll në fanellë.
56cb971acd3be3dc7752aaf8530001df-69341-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
BESIM E DIALOG – Nuk do ta ketë të lehtë tekniku juventin sepse rivalët po forcohen, por skuadra që ka bërë ligjin në dekadën e fundit nuk duket gati për ta lëshuar fronin. I gjithë ambienti bardhezi është shtrënguar rreth Pirlos që duket gati për sfidën e re. Edhe Ronaldo rreshtohet krah tij, sidomos kur bëhet e ditur se ka refuzuar oferta më të majme që kanë ardhur nga Kina apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Problemi i Sarrit ishte mungesa e afrimitetit me kampionët e organikës, një çështje që Pirlo duket ta ketë zgjidhur me dy seanca stërvitore. CR7 beson te trajneri shtatë vjet më i madh dhe ka nisur punën me shumë motivime, teksa pret që t’i bashkohen Dibala e De Ligt, dy kolona të tjera të Juves “prodhim” i Pirlos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"