Komplikohet transferimi i tij në Serinë A, Navas i kërkon shumën marramendëse PSG-së për prishjen e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 12:13

Komplikohet transferimi i tij në Serinë A, Navas i kërkon shumën marramendëse PSG-së për prishjen e kontratës

Kejlor Navas duket shumë pranë largimit nga PSG-ja për të startuar një aventurë të re në Serinë A te Napoli, me portierin që ka vendosur të largohet nga Franca, por jo me “xhepat” bosh.

8678

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, 35-vjeçari i ka kërkuar Parisit 18 milionë euro për prishjen e kontratës me Navas që pretendon të gjithë pagën që është parashikuar në kontratën e tij me kampionët e Francës.

Në këto kushte Napoli mbetet në pritje për të parë sesi do të shkojnë negociatat mes palëve, për të mësuar më pas nëse PSG-ja do të lërë të lirë Navas për tu bashkuar me italianët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"