Kompletohet Skënderbeu/ Bomberi 27-vjeçar dhe futbollisti shkodran debutojnë me skuadrën e Memellit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2022 | 20:54

Kompletohet Skënderbeu/ Bomberi 27-vjeçar dhe futbollisti shkodran debutojnë me skuadrën e Memellit

Skënderbeu mposhti ditën e sotme Besën e Kavajës me rezultatin 1-0 në testin miqësor të zhvilluar në qytetin e Korçës. Golin për bardhekuqtë e shënoi mesfushori Dean Liço në minutën e 31-të, ndërkohë që në pjesën e dytë kanë debutuar me Skënderbeun edhe 2 futbollistët e afruar së fundmi në merkato.

Skenderbeu5

Bëhet fjalë për bomberin 27-vjeçar Abdin Temitope Abdul, i cili u aktivizua në minutën e 46-të, duke zënë vendin e afrikanit tjetër Abubakar. Abdul është një qendërsulmues tipik, që ka luajtur për vite me radhë në kategori të ndryshme të kampionatin maltez.

SULMUESI

Teksa në sezonin e fundit ka arritur të lerë shenjë, duke shënuar një “mal” me gola dhe duke rënë në sy të kampionatit maltez. Ai ka mundur të realizojë 23 rrjeta në 29 ndeshje.

Po ditën e sotme me skuadrën korçare debutoi edhe mbrojtësi shkodran Dritmir Beci, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Erzenit të Shijakut. 26 në miqësoren e sotme u aktivizua në minutën e 55-të duke zënë vendin e Rapës.

PANORAMASPORT.AL

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në merkato, korçarët marrin një “bomber” në Maltë (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"