Kompletohet Laçi, mbërrin edhe sulmuesi kongolez Mbombo (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 10:22

Kompletohet Laçi, mbërrin edhe sulmuesi kongolez Mbombo (Video)

Pas fitores 2-0 në kryeqytet ndaj Partizanit, Laçi i trajnerit Stavri Nica merr një tjetër lajm të mirë. Skuadrës kurbinase i është bashkuar më së fundmi edhe sulmuesi Idris Ilunga Mbombo, i cili është një nga ndërhyrjet e shumta që kanë bërë bardhezinjtë në merkaton e verës.

Mbombo

Me afrimin e 21-vjeçarit, Laçi ndihet më i kompletuar. Sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos është federuar në kohë nga Laçi, por me mbërritjen e tij në Shqipëri është finalizuar me sukses transferimi. 21-vjeçari dje është vënë nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica dhe ka nisur përgatitjet me grupin. Mbombo vjen te Laçi në formë huazimi nga klubi arab i Al Shababit.

Mbombo (1)

Një vit më parë, sulmuesi ishte pjesë e “Zesco United” në Zambia dhe u ble nga Al Shabab për 225 mijë euro. Aventura te Laçi shikohet si një trampolinë për 21- vjeçarin për të kaluar në ndonjë kampionat më të fortë në Europë. Me ardhjen e sulmuesit afrikan, laçianët ndihen më të sigurt në realizimin e objektivave sezonalë.

Sulmuesi i Lacit Mbombo

Pas suksesit me Partizanin, kurbinasit janë përgatitur për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku sot do të përballen me Sopotin në kompleksin e FSHF-së në Kamzë. Kupa është objektivi kryesor i klubit laçian, ku përmes këtij kompeticioni, që ia ka marrë dorën në vitet e fundit, kërkon të sigurojë një biletë për në Kupat e Europës.

KGC – Idriss Ilunga Mbombo from Kaporal Global Consulting on Vimeo.

Kështu që kualifikimi me Sopotin as që duhet të diskutohet nga Laçi, i cili po kalon një moment të mirë. Mbrojtësi Ademir Soza mungon në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës me Partizanin, por braziliani mund të luajë sot në Kupë ndaj Sopotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"