Kompletimi i repartit të sulmit, pas Sançezit Interi kërkon ish-lojtarin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:36


Kompletimi i repartit të sulmit, pas Sançezit Interi kërkon ish-lojtarin e Juventusit

Pas blerjes së Ashraf Hakimit për 45 milionë euro nga Reali i Madridit dhe Aleksis Sançezit (që do të transferohet me kosto zero pasi të zgjidhë kontratën me Mançester Junajtidin), Interi nuk ndalet dhe po vazhdon punën për t’i dhuruar Antonio Kontes përforcime të tjera për të ndërtuar projektin e duhur për fitoren e titullit.

mario-mandzukic-juventus-2018-19_19xr96tekkwvl1qlqvbpmxz0ao

Parashikohen edhe pesë afrime të tjera ose së paku kjo është ajo që shpreson trajneri: një mbrojtës, dy mesfushorë, një anësor i majtë dhe një sulmues. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, objektivi numër një për repartin e sulmit vazhdon të jetë Edin Xheko. Roma mund të detyrohet të shesë disa kampionë të skuadrës dhe zikaltrit duan të gjenden të përgatitur.

Kandidaturë e fortë gjatë orëve të fundit është emri i Mario Manxukiçit, ish-lojtar i Juventusit mes viteve 2015-2019, aktualisht pa kontratë pas ndarjes me Al-Duhail këtë vit: mes kroatit dhe boshnjakut nuk ka diferencë moshe (janë të dy 34 vjeç), por Konte ka bërë të ditur prej kohësh se do të preferonte boshnjakun (që e ka kërkuar edhe në kohët e Çelsit) si alternativë të Lukakut kur këtij të fundit do t’i nevojitet frymëmarrje.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com