Kompleks modern sportiv në Shkodër, miratohet projekti. Ja fushat që do të ndërtohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2020 | 18:22

Kompleks modern sportiv në Shkodër, miratohet projekti. Ja fushat që do të ndërtohen

Disa javë më parë, Alban Xhaferi, presidenti i klubit të basketbollit Vllaznia, në bashkëpunim me “Shkodra Tenis” prezantuan projektin e një kompleksi sportiv modern me fusha basketbolli dhe tenisi.stadiumiii-fc7f0766a543f8f2a7f3f0cf5857416d82c02db0_1920x1080

Ky projekt pritet që shumë shpejt do të bëhet realitet, pasi tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ky institucion në mbledhjen e fundit ka miratuar 23 leje zhvillimi, ndërsa mes tyre bën pjesë edhe qendra moderne sportive, e cila është një projekt i kompanisë “Albaphoto” që drejtohet nga presidenti i KB Vllaznia, Alban Xhaferi.

Tashmë pritet OK edhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, për të hapur dritën jeshile për këtë investim tepër të rëndësishëm. Impianti modern parashikohet të ndërtohet në rrethinat e Shkodrës, anash autostradës Shkodër-Koplik. Pritet të ndërtohen tri fusha basketbolli, gjashtë fusha tenisi dhe një qendër shërbimesh akomoduese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"