Komoditet dhe luks, por fusha e “tifozët” me kollare zhgënjyen në stadiumin e ri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 10:24

Kombetarja LAJMI KRYESOR Të fundit

Komoditet dhe luks, por fusha e “tifozët” me kollare zhgënjyen në stadiumin e ri

Më në fund një stadium me standarde europiane. Gjithçka dukej bukur, shqiptarët si kurrë më parë panë nga afër shkëlqimin e një impianti gjigant, të kompozuar këndshëm. Shumë gjëra ishin pozitive. Nuk kishte më radhë të gjata që bëheshin torturuese për tifozët. Akustika ishte e kënaqshme dhe zëri i tifozëve kumbonte nga cepi në cep. Për herë të parë shqiptarët mund të shohin një ndeshje pa menduar që do të bjerë shi apo do të jetë ftohtë. 

stadiumi-kombetar-696x463

Edhe në këtë aspekt, kushtet ishin komode. Jashtë mund të bjerë shi, por në stadium tifozët ishin të rehatuar për të parë ndeshjen pa menduar se çfarë ndodhte. Deri këtu jemi me gjërat e mira dhe pozitive që ofron stadiumi i ri në kryeqytet, “Air Albania Stadium”.

Por për ne gazetarët, lajmi i mirë është lajmi i keq… dhe sigurisht që duke qenë hera e parë mund të evidentojmë disa probleme. Gjëra që duhen rregulluar në të ardhmen, duke qenë se ende do të vijojë puna për të çuar në perfeksion stadiumin e ri.

shqiperi france

FUSHA, PROBLEM- Tapeti i stadiumit nuk ishte në kushte optimale dhe ndoshta është problemi më lehtësisht i zgjidhshëm pasi koha është ilaçi më i mirë. Ndoshta llogaritë nuk u bënë si duhet dhe tapeti krijonte plisa dheu në momentin që lojtarët bënin dyluftime të ashpra.

 BILETAT U “FSHEHËN”- Kombëtarja është e shqiptarëve dhe këtë gjë duhet ta kuptojnë mirë brenda FSHF-së. Kuptohet qartë që interesimi për këtë ndeshje ishte i madh për shkak të stadiumit të ri, por tifozët me “kollare” janë ata që e tradhtojnë ekipin në momentet delikate.

Ata nuk shfaqen shpesh në tribuna, por thjesht në ndeshjet jubilare dhe të rëndësishme. E kuptojmë edhe trajtimin special për ta sepse në Shqipëri jetojmë, por sigurisht që kjo nuk duhet të bëhet rrugë. Tifozët e thjeshtë, ata që presin në radhë për bileta, që kanë qëndruar në shi dhe ndjekin gjithmonë ekipin.

stadiumi arena kombetare tifozet

MË SHUMË HARTA- Të gjeje vendin në stadium nuk ishte shumë e vështirë, por as shumë e lehtë. Më shumë harta do të ishin diçka lehtësuese sepse në stadium shkojnë të gjitha moshat dhe kanë nevojë të orientohen. Por edhe njerëzit që të orientojnë duhet të jenë më të zhdërvjellët, më të këndshëm në komunikim. Askush nuk e ka për borxh të dëgjojë sjelljen e tyre të pahijshme, teksa shkon për të shijuar një mbrëmje të bukur dhe për këtë ka shpenzuar para.

 TIFOZËT ME AFTËSI NDRYSHE- Pati një problem të madh në ndeshjen përpara Francës për tifozët me aftësi ndryshe. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët e patën të vështirë të futeshin në vendet përkatëse. Ata meritojnë vëmendje të veçantë dhe shumë kujdes. Federata shqiptare e Futbollit reagoi për këtë temë dhe tha se kishte një problem me ashensorët, por që në të ardhmen do të rregullohet.

RESPEKT PËR GAZETARËT- Në federatë duhet ta kuptojnë një herë e mirë që prioritet për të parë ndeshjen në tribunën e mediave kanë gazetarët sportivë, ata që merren përditë me këtë punë qoftë në televizion, gazetë apo portale. Ndodh shpesh që të pajisen me akreditim persona që nuk përfaqësojnë asnjë media. Me Francën ndodhi edhe një problem i madh, pasi u akredituan shumë gazetarë francezë. E kuptojmë rëndësinë që kanë dhe mikpritjen shqiptare, por duhen vendosur rregulla dhe standarde. Numri i tyre duhet të jetë i limituar dhe fillimisht të kënaqen kërkesat e gazetarëve shqiptarë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com