Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me dorë të hekurt, gati të përjashtojë nga Lojërat e “Paris 2024” sportin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 10:26

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me dorë të hekurt, gati të përjashtojë nga Lojërat e “Paris 2024” sportin e njohur

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po shqyrton seriozisht mundësinë e përjashtimit të boksit që në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. IOC pretendon se Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), nuk ka “interesim real” për këtë sport dhe për boksierët.

paris 2024

Siç dihet, IBA-s iu hoq e organizimi i eventeve kualifikuese për Lojërat Olimpike të “Tokios 2020”, për shkak të përfshirjes në skandale të shumta për manipulimin e ndeshjeve. Boksi mori një goditje shumë të rëndë duke u përjashtuar nga Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”, deri në zbatim të reformave të kërkuara nga IOC.

Tashmë edhe aktivitetet kualifikuese të boksit që të çojnë në “Paris 2024” po organizohen nga IOC, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shprehur edhe një herë shqetësimin në lidhje me qasjen e IBA-s, duke paralajmëruar vendime ekstreme që mund të sjellin mospërfshirjen e boksit që në Lojërat Olimpike të Parisit.

Lidhur me këtë situatë, një prej dhënësve të IOC së fundmi është shprehur: “Kongresi i fundit i IBA-s ka treguar edhe një herë se kjo federatë nuk ka interes real për sportin e boksit dhe boksierët, por interesohet vetëm për fuqinë e saj. Vendimet dhe diskutimet për t’i mbajtur boksierët larg kualifikueseve dhe Lojërave Olimpike nuk mund të kuptohen ndryshe. Zgjatja e kontratës së sponsorizimit me Gazprom si sponsor i vetëm kryesor i IBA-s përforcon shqetësimet, të cilat IOC i ka shprehur vazhdimisht që nga viti 2019″, deklaron zëdhënësi i IOC.

boks olimpike

Kujtojmë se IBA drejtohet nga rusi Umar Kremlev me mbështetjen e kompanisë ruse të energjisë, Gazprom.

Zëdhënësi i IOC theksoi se IBA duke zgjatur marrëveshjen e saj me Gazprom së fundmi tregoi se nuk kishte vullnet për t’i realizuar reformat e kërkuara.

Një kongres i jashtëzakonshëm i IBA-s në shtator votoi kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke lejuar Kremlev të qëndrojë si president edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi se kandidati holandez Boris van der Vorst u pengua gabimisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"