KOMISIONI I DISIPLINËS/ Gjobiten Teuta dhe Partizani. Pezullim për lojtarin e Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 16:22

KOMISIONI I DISIPLINËS/ Gjobiten Teuta dhe Partizani. Pezullim për lojtarin e Maliqit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka bërë me dije vendimet e saj, teksa Teuta dënohet me gjobën 10.000 lekë, për arsye se nuk ka vendosur stemën e Abissnet Supeiore në mëngën e djathtë të fanellës.

vENDIMET

Të njëjtin dënim ka marrë dhe Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Dënim dhe për lojtarin e Maliqit, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese.

NJOFTIMI I PLOTË I KOMISIONIT TË DISIPLINËS –

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.

Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"