Komisioni i Apelit në UEFA/ Dëshmojnë përfaqësuesit e Skënderbeut, thanë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 23:14

Komisioni i Apelit në UEFA/ Dëshmojnë përfaqësuesit e Skënderbeut, thanë se…

Kanë dëshmuar në Komisionin e Apelit në UEFA 2 futbollistë të Skënderbeut. Sabien Lilaj dhe Bakari Nimaga kanë përfunduar seancën e marrjes në pyetje. Bashkë me ta ka dëshmuar edhe ish-lojtari i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.

skenderbeu2-470x323

Të tre përfaqësuesit e ekipit të qytetit të Korçës kanë mohuar akuzat në mënyrë kategorike. Ata janë shprehur se Skënderbeu nuk ka trukuar asnjë ndeshje. Pas këtyre dëshmive, Komisioni i Apelit në UEFA pritet që të marrë vendimin. Skënderbeu synon që mos të ketë dënim për asnjë akuzë dhe jo ta ulët atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"