Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 15:29

Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Drejtuesit e klubit gjerman të Hertës së Berlinit, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin e portierëve, Zolst Petri, për shkak të komenteve negative ndaj homoseksualëve, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Magyar Nemzet”.  

57107537_303

54-vjeçari e quajti politikën e emigracionit të Bashkimit Evropian si “rrëzim moral” të Evropës, ndërsa kritikoi gjithashtu portierin e Lajpcig, Peter Gulashi për mbështetjen e tij publike të martesave homoseksuale.

Screenshot_1-8

Pas kësaj interviste, klubi i Hertës vendosi të shkarkojë nga detyra trajnerin e portierëve Petri. Hungarezi ka qenë pjesë e Hertës që nga viti 2015, teksa kjo deklaratë i ka kushtuar shtrenjtë.  Në ditët në vijim, skuadra e Bundesligës, pritet të emërojë zëvendësuesin e trajnerit të larguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"