Komentatori kroat kërkon falje: Fjalët e mia janë keqkuptuar, shqiptarët kanë luftuar për Kroacinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 12:23

Komentatori kroat kërkon falje: Fjalët e mia janë keqkuptuar, shqiptarët kanë luftuar për Kroacinë

Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh.

stjepan balog

Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook.

Email-i i Stjepan Balog

komentatori kroat

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.

Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falenderoj për mirëkuptimin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"