Komentatori i njohur pranë Milanit: Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:12

Komentatori i njohur pranë Milanit: Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri

Prej kohësh qarkullojnë lajme për një shitje të mundshme të Milanit, me Arnault që duket se do të jetë pronari i ri i kuqezinjve.

tiziano-crudeli

Për këtë ka folur edhe komentatori njohur pranë Milanit, Ticiano Krudeli, i cili ka zbuluar se Eliot ka marrë një ofertë për ta shitur Milanin. “Arnault ka bërë një ofertë prej 900 milionë eurosh për të marrë pronësinë e Milanit.

Të shohim nëse Eliot do ta pranojë këtë ofertë. Nëse do të ketë një ndryshim të pronësisë, klubi do ia besojë stolin Alegrit. Këto lajme i kam sipas një burimi të sigurt.

Kam marrë vesh që edhe Donaruma do të qëndrojë edhe për të paktën sezonin tjetër.”, u shpreh Krudeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"