FSHF t’i qartësojë pozicionin, Panuçi nuk ka njohuri të plota

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 11, 2018 | 23:11

FSHF t’i qartësojë pozicionin, Panuçi nuk ka njohuri të plota

SULEJMAN STAROVA

Starova

Objektivi i skuadrës u lexua: Ishte të mbroheshim me shumë forca, mundësisht për të marrë një pikë dhe për të luajtur me kundërsulm. Mirëpo, kjo ishte një ide e papraktikueshme në fushë. Skuadra me skemën 4-3-3 vuajti shumë. Panuçi nuk diti që të lexojë lojën. Robertson vinte pa pushim Hysajn në vështirësi duke krijuar situata 2 kundër 1 dhe Gavazaj e kishte të pamundur të ndihmonte.

Ndoji, i cili është një lojtar i ri, më pëlqeu. Një pasim i Hysajt i mirë për Balajn, siç mund të ishte bërë gol te Napoli, mungoi klasi i Balajt për ta finalizuar. Humbëm një mundësi me Memushajn, që i sakrifikuar në të majtë, u shfaq i lodhur në momentin e finalizimit. Hysajn e pashë më të preokupuar, tamam si me Napolin. Përpara nuk kishte as Kajehon dhe askënd. Binaku është i ngathët, por dublonte. U vu në vështirësi. Sabjeni mirë luajti i shkreti… Memushaj, pozicion të gabuar. Gavazaj nuk është se ka shkëlqyer në Shqipëri.

Xhaka ishte inekzistent dhe në ndeshjen e parë e shpëtoi vetëm goli. Në momentin e golit ishte si pasojë e lojtarëve të rinj, si puna e Binakut, i cili nuk ruan linjat se merret me lojtarin e vet që është kot në zonë dhe pa asnjë rol në atë moment, duke bërë që Binaku të mos shohë fare që pas shpinës së Gjimshitit ka një lojtar të interesuar për topin. Strakosha na fitoi ndeshjen me Izraelin, por sot (dje) ka përgjegjësi te goli i dytë. Nuk u analizua loja me Izraelin dhe ndodhën këto që ndodhën.

Panuçi nuk është i qartë në kokën e tij. De Biazi po bezdis Panuçin kur vjen, fuste Lilën në krah për të bllokuar lojtarët “fluturues”. Ne e kritikonim, por zgjedhje e duhur në të tilla raste. Sigurisht, ne preferonim që aty të ishte lojtar më sulmues dhe jo mbrojtës, por edhe ashtu si u la Robertson “të hedhë valle”, nuk shkon. Objektivat janë shumë të rëndësishme. De Biazi që shfaqet, po na bezdis të gjithëve, sidomos trajnerin, sepse është e shkuara. Por duhet thënë që De Biazi ka qëndruar dy edicione pa objektiv. Në lidhje me Panuçin duhet të ketë një konkluzion nga federata në sensin që “është trajner afatgjatë dhe të përgatitemi që të fitojmë të rinjtë dhe që në një moment të caktuar do t’i kërkojmë rezultate” ama duhet të ketë një vendim për të, pasi është e qartë që menjëherë nuk mund t’i kërkohen rezultate.

Të rinjtë, Binaku dhe Ndoji, janë në rregull që u aktivizuan. Manaj s’ka lidhje, sepse nuk ka luajtur ndonjëherë me Balajn. Kur ka rezultat, nuk ka rëndësi kush luan, por tani për Panuçin ka nisur llogaria. Nuk e ka më aksesin që të thuhet vetëm që aktivizoi të rinj. Thirrja e Agollit dhe fakti që nuk u aktivizua për asnjë minutë e bën të duket hapur që trajneri edhe idetë nuk i ka të qarta. Ishim të gjithë dakord që duhet të ishim të kujdesshëm dhe të mbroheshim mirë dhe të kundërsulmonim. Lojtarët nuk ishin në vendin e duhur. Memushaj, jo. Ndoji, jo. A e kishte menduar Panuçi në rast pësimi të golit çfarë do të ndodhte me vendosjen 5-4-1? Lojtarët u bënë trima pas pësimit të golit, por s’i lejonte skema për të luajtur. Ata tentuan të reagojnë…. Për trajnerin, minimalja që mund të them është se nuk ka njohuri të plota për këtë punë, pasi të them që nuk është trajner, nuk mund ta themi.






www.minuta90.com