KOMENT/ Mbape, futbolli nuk është tenis dhe Zizu s’është Tuhel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 13:19

KOMENT/ Mbape, futbolli nuk është tenis dhe Zizu s’është Tuhel

Të mohosh faktin që Kilië Mbape është lojtari më i dëshiruar aktual në merkaton e futbollit do të ishte një gomarllëk. Ky djalosh ka gjithçka që kërkon trajneri, klubi dhe tifozët. 

mBAPE

Le ta nisim nga mosha e tij, vazhdojmë me potencialin që ka, pastaj flasim për magjinë, shpejtësinë, golat dhe mbi të gjitha që e nderon fanellën që mban veshur. Por gjithashtu është edhe një lojtar që bën gjeste jo të mira. Nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Ngjarja e shëmtuar që bëri këtë fundjavë ma humbi durimin dhe vendosa që të shkruaj diçka.

Trajneri Tuhel vendosi ta ulte në stol pasi skuadra e tij e siguroi ndeshjen dhe Mbape kishte shënuar një gol. Aty u rebelua dhe nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit. Ndoshta, Mbape nuk e njeh mirë trajnerin Zinedin Zidan. Ky i fundit nuk i pëlqen aspak këto gjëra dhe duhet të bëjë kujdes.

Madhështia e një lojtari duket edhe në këto veprime, në autoritetin dhe dëshirën për të formuar grup, në vullnetin për t’i lënë vendin shokut në mënyrë që të pëlqehet kolektivja. Një lojtari, edhe pse mund të jetë më i miri në botë, nuk mund t’i japësh arsye pse e zëvendëson.

Ai gjithashtu ka detyrën që ta pranojë vendimin dhe pikë. Futbolli është një lojë kolektive dhe një sulmues duhet ta kuptojë që golat e tij vijnë sepse dikush pas shpine ka rrëmbyer topin dhe ia ka pasuar. Tenisi është një sport i bukur dhe spektakolar ku aty gjithçka e ka në dorë individi.

Kështu që Mbape bën mirë ta kuptojë çfarë do të thotë futboll. Mbape, je shumë i mirë, shumë i mirë, por më lejo të jap një këshillë: Nëse do të bëhesh më i miri në botë, lëri veprimet si në fëmijëri. Nëse një ditë do të jesh në një skuadër tjetër, do ta kuptosh që bëre gabim, por durimi dhe sjellja e trajnerit Tuhel nuk duhet marrë si një pikë e dobët për të. Ti e ke mundësinë. Përfito nga talenti dhe bëje me seriozitet.

Por mendo që futbolli nuk është talent, por një sport kolektiv. Duhet ta mbrosh fanellën që mban veshur, sepse ai është institucion dhe me apo pa ty do të vazhdojë të jetë. Sepse ka tifozët. Je i madh, por askush nuk është i paprekshëm, as kur quhesh Kilië Mbape!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"