Koment i “Panorama Sport”/ Strategjia me trajnerët, Duka nën presion me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 16:52

Koment i “Panorama Sport”/ Strategjia me trajnerët, Duka nën presion me Kombëtaren

Në çdo rrethanë tjetër, Duka sot do të duhet të ishte nën një presion të madh, por për inerci, rastësi apo për kalkulime të mirëmenduara, inaugurimi i stadiumit të ri kombëtar e zhvendosi të gjithë vëmendjen te ky i fundit. Mirëpo, Duka sot ka përgjegjësi, si njeriu që zgjedh trajnerët dhe si njeriu që ka peshë direkte për strategjinë e ekipit kombëtar. Po të shikosh rezultatet e ekipeve kombëtare, janë pothuajse katastrofike. 

dUKA

Përtej kësaj, le të kthehemi te çështja e trajnerit të Kombëtares. Në qoftë se Duka pati meritën që mori De Biazin, i besoi atij dhe Kombëtarja shkoi atje ku shkoi, duke shkruar një rezultat historik, ai njëherësh ka përgjegjësi edhe për situatën ku ndodhemi sot. Gabimi i parë, koha e tregoi, ishte që mori Panuçin. I dyti për të, që e shkarkoi me vonesë duke mos e lexuar në kohë situatën dhe e çoi të gjithë edicionin dëm.

Kësisoj, zgjedhja për Rejan kërkon llogari të zgjatura në kohë. Nëse Reja ka dhënë garancitë e duhura për atë që ka objektiv Kombëtarja, atëherë plani i vijimësisë kërkon hapa të mëtejshëm në ecurinë e Kombëtares, për t’u konsideruar zgjedhje pozitive dhe e goditur.

reja duka

Po në të kundërt, në rast se me Rejan nuk shkohet deri te firma e një kontrate pasuese? Atëherë rezulton që Shqipëria të ketë çuar dy edicione dëm. Atë që sapo iku dhe një tjetër, i nevojshëm për një trajner që të njohë ekipin dhe eksperimentojë. A e ka luksin Shqipëria të hedhë në erë kaq shumë edicione?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"