KOMENT/ “Barcelonës nuk ia ka fajin VAR-i, por futbolli…”, ish-ylli i katalanasve “i tërheq veshin” ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 22:53

KOMENT/ “Barcelonës nuk ia ka fajin VAR-i, por futbolli…”, ish-ylli i katalanasve “i tërheq veshin” ekipit

Për mendimin tim, problemi i Barcelonës nuk është VAR-i apo gabimet e arbitrave. Problemi i madh është cilësia e dobët e futbollit që po bën. Kanë nevojë për shumë përmirësim që të kthehen në stilin e tyre dhe të bëjnë gjithë botën të dashurohet me të. Është normale që ndonjëherë vendimet e VAR-it të shqetësojnë, por gjithmonë kam thënë se pas vendimeve të gabuara të arbitrave nuk fshihet dëshira për të favorizuar apo për të penalizuar si Realin ashtu edhe Barcelonën.
rivaldo
Deklaratat e Bartomeut për VAR-in kanë objektiva të ndryshëm, por mendoj se më kryesorja është për të tërhequr vëmendjen mediatike nga problemet dhe nga momenti i vështirë që po kalon skuadra. Fakti që po shoqëron me deklarata lojtarët e tij do të thotë që mund t’u heqë atyre presionin dhe tensionin që kanë gjatë kësaj kohe. Edhe pse Barcelona po lufton për titullin kampion, është evidente që po kalon një moment të vështirë. Për këtë arsye nisin që të flasin për VAR-in, në mënyrë që të justifikohen përpara medias dhe tifozëve. Duan që të mos jenë ata fajtorë për këtë moment të vështirë, as lojtarët dhe as trajneri, prandaj nisin të sulmojnë arbitrat. Barcelona ishte në krye të La Ligës përpara VAR-it, ndërsa tani është pas Realit. Nuk mund të themi se përgjegjës për këtë është teknologjia apo arbitrat, sidomos kur sheh se si po luan Barcelona.

Katalanasit duhet të bëhen gati për Champions-in dhe për ndeshjen me Napolin. E shoh një sfidë shumë të vështirë, por më e vështira do të vijë kur të kualifikohen për në fazën finale të këtij kompeticioni. Duket sikur është shumë larg, por Championsi po vjen shpejt. Barcelona duhet të bëjë shumë merkato për t’u ringritur. Tani që Lautaros i skadoi kontrata, do të thotë se Barcelona duhet të diskutojë me Interin. Por mendoj se duhet që të fokusohen te Nejmari.

Do të jetë blerja më e goditur për të rikthyer besimin në skuadër dhe mund t’i sjellë shumë skuadrës. Në fund dua të them dy fjalë për Espanjolin, i cili ra nga kategoria. Më vjen shumë keq sepse futbolli spanjoll do të humbasë një derbi dhe një rivalitet të madh. Jam i sigurt që tifozët e Barcelonës janë të gëzuar për rënien e rivalit të tyre të përjetshëm, por futbolli spanjoll ka humbur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"