Kombëtarja U-21 për revansh, Bushi kthehet në stadiumin e Istambulsporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2019 | 9:42

Kombëtarja U-21 për revansh, Bushi kthehet në stadiumin e Istambulsporit

Kombëtarja Shpresa ka zhvilluar dje stërvitjen zyrtare para ndeshjes së tretë kualifikuese kundër bashkëmoshatarëve të Turqisë. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit të tij, kuqezinjtë e vegjël kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenjurt Necmi Kadýoglu”.

Shpresat

Impiant, në të cilin trajneri aktual ka luajtur në të shkuarën si futbollist me skuadrën e Istambulsporit, me të cilën numëron 96 ndeshje dhe 26 gola. Kuqezinjtë do të sfidojnë Turqinë në transfertë, rival ndaj të cilit janë mundur me rezultatin 1-2 në sfidën e parë të zhvilluar në vendin tonë, por pas një loje të mirë dhe me shumë raste për shënim nga pala jonë.

Kuqezinjtë kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Stamboll, teksa do të luajnë sot ndeshjen e tretë zyrtare në grupin 3 të kualifikueseve të 21-vjeçarëve për “Euro 2021”.

Shpresat kuqezi janë mundur në sfidën e parë në Tiranë nga Turqia me rezultatin 1-2 dhe kanë barazuar në Andorra me rezultatin 2-2, ndërkohë që një trepikësh i mundshëm do të mund t’i ngjiste përkohësisht në krye të këtij grupi kualifikues. Ndeshja nis sot në orën 19:30, do të luhet në Stamboll dhe do të arbitrohet nga një gjyqtar luksemburgas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"