Kombëtarja U-21 merr lajmin e shumëpritur nga FIFA, Elvir Maloku zyrtarisht kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2017 | 11:56

Kombëtarja U-21 merr lajmin e shumëpritur nga FIFA, Elvir Maloku zyrtarisht kuqezi

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka marrë sot lajmin e shumëpritur nga FIFA në lidhje me aktivizimin e futbollistit Elvir Maloku.

elvir maloku

Deri më sot mesfushori 21-vjeçar nuk mund të luante në ndeshjet zyrtare me kombëtaren U-21 të Shqipërisë për shkak se më parë kishte luajtur për përfaqësueset e moshave të Kroacisë. Pas kërkesës së bërë nga FSHF në FIFA, sot organi qeverisës i futbollit botëror ka dhënë miratimin që Maloku të vishet kuqezi.

Konfirmimi i Elvir Malokut erdhi në momentin e duhur për Shpresat e Shqipërisë teksa ditën e hënë do të luajnë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit ndaj Estonisë në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"