Kombëtarja U-19/ Zbardhet lista e Dedes, marrëveshje për dy sulmuesit e U-21

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 16:54

Kombetarja U-19 LAJMI KRYESOR Të fundit

Kombëtarja U-19/ Zbardhet lista e Dedes, marrëveshje për dy sulmuesit e U-21

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede ka zbardhur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, teksa kuqezinjtë luajnë ndaj Islandës, Belgjikës dhe Greqisë.

Armando Broja

Bie në sy fakti se sulmuesit e talentuar që deri një muaj më parë ishin pjesë e U-21, Armando Broja dhe Emiliano Bullari, do të jenë pjesë e U-19 në këtë turne zyrtar.

“Është një marrëveshje që kemi bërë me presidentin, drejtorin e ekipeve Kombëtare dhe ne si trajnerë të ekipeve. Synojmë kualifikimin me këtë grup. Jemi të bindur për cilësitë që kemi. Është një grup lojtarësh i talentuar dhe unë kam besim se do të realizojmë këtë objektiv”, deklaroi Dede për “Panorama Sport”.

NEVIL DEDE (1)

Kujtojmë që Shqipëria pozicionohet në Grupin 4 eliminator, teksa ndeshjet do të luhen në Belgjikë nga 12 deri më 20 nëntor.

lista (1)

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com