KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria, sot për pikët e para në grup ndaj Serbisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 11:24

KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria, sot për pikët e para në grup ndaj Serbisë

Kombëtarja U-19 do të luajë sot në orën 14:00 sfidën e dytë përballë Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-19 2022.

KOMBETARJA U-19

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu nuk ka bërë një nisje të mirë, teksa është mposhtur në ndeshjen e parë nga Franca 4- 0. Gjithsesi, shanset janë ende aty, pasi dihet edhe forca e një kombëtareje si Franca.

Djaloshat e Cungut, pavarësisht rezultatit, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, ku ranë në sy edhe për qarkullimin e saktë të topit.

Ndeshja e sotme përballë Serbisë do të jetë një provë shumë e rëndësishme për Kombëtaren U-19, pasi Serbia është në kuotën e tri pikëve pas fitores ndaj Maqedonisë se Veriut në “Elbasan Arena”.

Një sfidë delikate për Armando Cungun pasi një fitore do të ishte perfekte për sa i përket vazhdimësisë në këtë grup, duke qenë se ndeshja e fundit është ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe nga sfida me Francën që u luajt në “Arena Egnatia”, ndeshja ndaj Serbisë sot në orën 14:00 do të luhet në “Elbasan Arena”.

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"