Kombëtarja U-19/ Shqipëria, shansi i fundit ndaj maqedonasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 12:02

Kombëtarja U-19/ Shqipëria, shansi i fundit ndaj maqedonasve

Kombëtarja shqiptare e moshës U-19 do të luajë sot në orën 14:00 në “Elbasan Arena” përballë Maqedonisë së Veriut.

KOMBETARJA U-19

Kjo ndeshje është e fundit sa i përket grupit të 7- të ku ndodhet skuadra e drejtuar nga Armando Cungu. Përballja është e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2022” U-19.

Në dy sfidat e para Shqipëria U-19 u mposht 4-0 nga Franca dhe takimin e dytë u mbyll në barazim 2-2 përballë Serbisë.

Ndeshja e sotme është shpresa e fundit e kuqezinjve të vegjël për të vazhduar edhe më tej. Por, për të arritur vendin e dytë në grup do të duhet edhe një asist i Francës, e cila duhet të mposhtë Serbinë që është në kuotën e katër pikëve.

Deri tani, golavarazhi i Shqipërisë U-19 është -4 ndërsa i Serbisë U-19 është +1, kështu që do të duhej një fitore e pastër 3- 0, 4-0 nga ana e Francës dhe ndërkohë Kombëtarja jonë të fitojë 2-0 ose 3-0.

Këto janë kombinimet që skuadra e Cungut të arrijë të kapë vendin e dytë në grup.

KOM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"