Kombëtarja U-19 pa trajner, kuqezinjtë “peshkojnë” Serbinë në eliminatoret e Kampionatit Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 16:02

Kombëtarja U-19 pa trajner, kuqezinjtë “peshkojnë” Serbinë në eliminatoret e Kampionatit Europian

Largimi i Nevil Dedes nga Kombëtarja U-19 ka lënë një vend vakant në zinxhirin e ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë. Me ikjen e tij, që tashmë është në krye të Tiranës, 19-vjeçarët janë ende pa një trajner në krye.

kombetarja-u19-korrik

Me gjithë alternativat e deritanishme që janë përmendur, nuk ka ende një vendim të presidentit apo Komitetit Ekzekutiv për të caktuar pasuesin e Dedes. Pavarësisht kësaj, dje në Nion të Zvicrës është mësuar edhe grupi me rivalët që do të ketë kjo kombëtare për ndeshjet në vitin 2021. Bëhet fjalë për emra si Franca, por gjithashtu edhe skuadrat përfaqësuese të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është hedhur në Nion të Zvicrës, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për ekipet kombëtare U-19. Shqipëria është pjesë e grupit të shtatë, ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gushtnëntor 2021 ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022. Sllovakia, si vendi pritës do të shkojë direkt në finalet e këtij turneu”, ka bërë me dije FSHF në kanalet e saj zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"