Kombëtarja U-19 nuk di të ndalet, kualifikohet në gjysmëfinalet e “Lacio Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2017 | 17:57

Kombëtarja U-19 nuk di të ndalet, kualifikohet në gjysmëfinalet e “Lacio Cup”

Pas fitores së djeshme ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0, Kombëtarja U-19 ka regjistruar një tjetër triumf, këtë herë në ndeshjen çerekfinale ndaj Koperit me rezultatin 2-1. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Pasha në minutën e 25-të dhe Isufi në minutën e 7 të pjesës së dytë.Kombëtarja u19

Një dominim i kuqezinjëve të drejtuar nga Erjon Bogdani, duke bërë paraqitjen më të mirë të turneut “Lacio Cup”. Ndeshjen e radhës Kombëtarja do ta luajë ditën e shtunë, 27 maj, ndaj ekipit të Sampdorias. Ky takim do të jetë i vlefshëm për fazën gjysmëfinale dhe është planifikuar të luhet në orën 11:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"