Kombëtarja U-19, flasin kapiteni 16-vjeçar dhe Berisha: Japim maksimumin për dy vendet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 13:29

Kombëtarja U-19, flasin kapiteni 16-vjeçar dhe Berisha: Japim maksimumin për dy vendet e para

Kombëtarja U-19 është prej dy ditësh e grumbulluar në Durrës, ku edhe po përgatit tri ndeshjet kualifikuese, të cilat do të luhen në Tiranë. Dje, kapiteni i kësaj përfaqësueseje, Rezart Rama dhe sulmuesi Elvi Berisha, kanë dalë përpara mediave në konferencë për shtyp për të shpjeguar situatën e skuadrës përpara përballjeve kundër Ukrainës, Malit të Zi dhe Norvegjisë.

rama berisha

Kapiteni

I moshës 16-vjeçare, lojtari që ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Olimpiakosit tregon emocionet e shiritit, por edhe të përfaqësimit të Kombëtares.

“Është ndjesi shumë e mirë që të mbash shiritin, por edhe shumë e vështirë. Kam besim që do të na ndihmojnë tifozët. Ne jemi gati dhe, fakti që do të luajmë në shtëpi, na bën që të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Ne njihemi mes njëri-tjetrit sepse kemi bërë disa ndeshje së bashku, ku në një turne kemi dalë të parët.

Olimpiakosi? Kam rinovuar, por më duhet shumë punë që të arrij sa më lart. Hasi ndihmoi shumë të rinjtë dhe gjithashtu ekipin e parë. E kishte të vështirë në fillim, por ishte trajner i mirë dhe të gjithë nisën ta duan”, tha Rama.

Berisha

Ish-mesfushori i Tiranës, Elvi Berisha, ka deklaruar: “Jemi plot besim se mund të arrijmë rezultate pozitive dhe forca jonë është grupi. Futemi në fushë me mendimin për të arritur maksimumin në çdo ndeshje për të synuar dy vendet e para. Leganes? Besoj që kur të kthehem në Spanjë do të ketë përfunduar plotësimi i dokumenteve. Ndihem mirë dhe pres me padurim debutimin”, ka deklaruar Elvi Berisha, aktualisht futbollist i Leganesit në Spanjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"