Kombëtarja U-19 eliminatore në Belgjikë, Malaj e Morina: Atmosferë fantastike, kërkojmë kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 21:01

Kombëtarja U-19 eliminatore në Belgjikë, Malaj e Morina: Atmosferë fantastike, kërkojmë kualifikimin

Dy lojtarët e Shqipërisë U-19, Livio Malaj dhe Blerind Morina, dolën ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjeve eliminatore që ekipi kuqezi do luajë në Belgjikë.

livio malaj blerind morina

Livio Malaj, portieri i Partizanit, si dhe mesfushori i Ostende B në Belgjikë, Blerind Morina, u shprehën se atmosfera në ekipin e Dedes është mjaft e mirë, pasi grupi njihet prej kohësh, ndërsa theksuan se kanë si objektiv kualifikimin në “Elite Round”.

LIVIO MALAJ – Ditët e para të grumbullimit po shkojnë shumë mirë. Jemi pothuajse të gjithë çunat, kushtet janë shumë të mira. Besoj se do shkojmë për një paraqitje sa më të mirë në Belgjikë. Kemi gati një vit të gjithë çunat bashkë. Kalojmë shumë kohë në grumbullim, por edhe jashtë. Besoj se harmonia është shumë e mirë, diçka pozitive që do na ndihmojë në fushë. Grupi është cilësor, me lojtarë të mirë, dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos kërkojmë më shumë, e të ndihemi të barabartë. Skuadrat e tjera janë aty-aty, grupi është i ekuilibruar. Kërkojmë të arrijmë objektivin, të kapim “Elite Round”.

BLERIND MORINA – Ditët e para po shkojnë shumë mirë. Kemi 1 vit bashkë, dhe njihemi. Shoqëri kam me të gjithë, por rri më shumë me Malajn, Muçin. Kemi shumë kualitete, por grupi është i vështirë. Për mua objektiv është që të kualifikohemi në “Elite Round”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"