Kombëtarja U-19 eliminatore në Belgjikë, dy “xhevahiret” e Superiores në unison: Gati për Kombëtaren e madhe e të shitemi… jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 17:18

Kombëtarja U-19 eliminatore në Belgjikë, dy “xhevahiret” e Superiores në unison: Gati për Kombëtaren e madhe e të shitemi… jashtë

Dy futbollistët e Kombëtares U-19, Ernest Muçi dhe Arinald Rrapaj, që vijnë edhe nga kampionati shqiptar, dolën sot në konferencë për shtyp, para turneut zyrtar që do zhvillohet në Belgjikë.

arinald rrapaj ernest muci

Kapiteni Ernest Muçi i Tiranës, si dhe Arinald Rrapaj i Flamurtarit, u shprehën se atmosfera është e mirë në ekipin U-19 të Nevil Dedes, si dhe ata janë gati për t’u kualifikuar në turne.

Të dy “xhevahirët” e Superiores, ishin në një mendje kur u pyetën për objektivin personal, teksa deklaruan se presin që të shkojnë në Kombëtaret më lart, si edhe të shiten në një kampionat jashtë vendit.

ERNEST MUÇI – Grumbullimi është shumë i mirë, kemi kryer 3 seanca stërvitore. Nuk jemi ende grupi i plotë, më kalimin e kohës do vijnë edhe futbollistët e tjerë që kanë ndeshje në fundjavë. Aty do nisemi në Belgjikë, për të bërë më të mirën atje.

ernest muci

Atmosfera është mjaft e mirë, kemi prej 8 muajsh bashkë, dhe jemi edhe shokë të mirë. Jemi gati. Do stërvitemi sa më fort këtë javë, që ta përballojmë, sepse kemi 3 ndeshje në një javë. Mundësitë i kemi, por çdo lojtar duhet të japi më të mirën, të jemi të përqendruar. Objektivi im personal është të kualifikohemi në këto ndeshje, dhe më tej të shoh rreth Kombëtares U21 dhe asaj A, dhe në të ardhmen më të afërt të shitem në një klub jashtë.

ARINALD RRAPAJ – Ditët e para po shkojnë mirë, jemi një grup i mirë dhe kemi disa muaj që stërvitemi. Mezi po presim të japim një paraqitje sa më të mirë në turne. Atmosfera është e mirë, çunat njihen prej kohësh. Mendoj se jemi gati, kemi një ekip të fortë, por edhe atje do jenë ndeshjet e forta.

arinald rrapaj

Do japim maksimumin të shpresojmë për paraqitje pozitive, dhe të kualifikohemi. Objektivi im personal, siç do ëndërronte çdo futbollist, është të shkoj tek Kombëtaret U-21 dhe ajo A, e më pas të shitem diku jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"