Kombëtarja U-19/ Dy miqësoret me Kosovën, trajneri publikon listën me lojtarët e grumbulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2021 | 12:49

Kombëtarja U-19/ Dy miqësoret me Kosovën, trajneri publikon listën me lojtarët e grumbulluar

Ditën e nesërme Kombëtarja e 19-vjeçarëve, do të nisë grumbullimin, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të luajë ndaj Kosovës.

u19

Trajneri Armando Cungu, ka bërë ditën e sotme publike listën e 25 lojtarëve të grumbulluar, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe jo vetëm. Cungu ka vendosur të grumbullojë në këto dy sfida 11 lojtarë që luajnë në kampionatet jashtë vendit.

Djemtë e drejtuar nga tekniku Armando Cungu do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” nga datat 13-18 qershor teksa do të luajnë ndeshjen e parë më 16 qershor, në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 18:00 ndërsa ndeshjen e dytë do ta luajnë më 18 qershor në ora 10:00 po në stadiumin e Elbasanit.

lista-640x740

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"