Kombëtarja U-19 bën mrekullinë, shkon në finalen e turneut “Lacio Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 13:42

Kombëtarja U-19 bën mrekullinë, shkon në finalen e turneut “Lacio Cup”

Kombëtarja U-19 i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e shkëlqyer që po bën në turneun “Lacio Cup” duke u kualifikuar për në finalen e këtij turneu.

Kuqezinjtë e Bogdanit kanë arritur ditën e sotme fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur në gjysmëfinale ekipin e Sampdorias me rezultatin 2-1.u19fiton

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Pjetri në minutën e 8 dhe Blakcorri në minutën e 28 të pjesës së dytë.

Në finale Kombëtarja U-19 do të ndeshet me përfaqësuesen e Italisë B. Kjo sfidë është përcaktuar të luhet ditën e dielë, 28 maj në orën 10:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"