Kombëtarja U-18, Shqipëria udhëton drejt Rumanisë për dy miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 17:50

Kombëtarja U-18, Shqipëria udhëton drejt Rumanisë për dy miqësore

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë, ka dy miqësore të programuara në muajin gusht, ku do të udhëtojë drejt Rumanisë.

kombetarja u18

Ekipi i drejtuar nga Olsi Uku, do të testojë grupin e të grumbulluarve në dy ndeshjet ndaj rumunëve, përkatësisht më 13 dhe 15 gusht. Këto dy ndeshje miqësore zhvillohen për të ndjekur nga afër lojtarët e talentuar që mund të shërbejnë në të ardhmen për Kombëtaren U-19 e më lart.

Ekipi kombëtar do nisë grumbullimin nga data 9 gusht në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar aty disa ditë stërvitje, para nisjes për në Rumani. Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 Gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 Gusht në orën 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2002, që luajnë në Shqipëri por dhe elemente që vijnë nga jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"