Kombëtarja U-17 udhëheq turneun në Qipro, tjetër fitore pas penalltive

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 29, 2017 | 14:24

Kombëtarja U-17 udhëheq turneun në Qipro, tjetër fitore pas penalltive

Kombëtarja shqiptare U-17 ka fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun miqësor “UEFA Development” që po zhvillohet në Qipro.

Pasi mposhtën San Marinon vetëm pas gjuajtjes së penalltive, edhe ndaj Uellsit përballja ka pasur të njëjtin fat. 80 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 0-0, ndërkohë që nga goditjet e 11-metërshave kuqezinjtë u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 4-2.

kombetarja u-17 shqiperia

Trajneri Mustedanagiç e filloi këtë ndeshje me këta 11 lojtarë: L.Malaj, I.Rabija, K.Malo, A.Jazxhi, A.Sadikaj, B.Ibrahimi, V.Mehmetaj, A.Mehmeti, B.Morina, A.Cejku dhe E.Muratu.

Ndërkohë në dispozicion të tij ishin edhe M.Kodra, A.Doda, K.Muho, K.Bozhanaj, G.Arapi, R.Gjurkaj, R.Xhahysa, E.Mehmetaj, E.Shima.

Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria kryeson renditjen me 4 pikë, ndërsa ndjekin Qipro dhe Uellsi me nga 3 pikë dhe San Marino me 2. Në këtë turne fitorja gjatë kohës së rregullt vlen 3 pikë, fitorja me penallti vlen 2 pikë, humbja me penallti vlen 1 pikë dhe humbja në kohën e rregullt nuk vlen asnjë pikë.





www.minuta90.com