Kombëtarja U-17, turne miqësor në Itali
Ekipi kombëtar U-17, do të marrë pjesë në një turne miqësor që do të zhvillohet në Itali. Nga datat 19-23 maj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç do të jenë të impenjuar në turneun ndërkombëtar në Fiuggi të Italisë.
Shqipëria U-17 është përfshirë në grupin D, të këtij turneu së bashku me Italinë B, Frosinone dhe Soocer Team Fasano. Skuadra shqiptare do të grumbullohet të enjten më datë 14 maj në resortin “Tropikal” në Durrës dhe do të niset për në Itali më datë 19 maj.
Ndeshjet në grup do të luhen sipas këtij kalendari:
19 maj Shqipëri – Soccer Team Fasano
20 maj Shqipëri – Frosinone
21 maj Shqipëri – Italia B
Për këtë turne miqësor trajneri Xhemal Mustedanagiç ka thirrur këta futbollistë:
EMER MBIEMER | EKIPI |
1.EVEREST BRACE | SKENDERBEU |
2.LIRIM KASTRATI | ROMA |
3.SHABAN GASHI | FC TORINO |
4.ANIO POCI | ARIS |
5.UERDI MARA | SKENDERBEU |
6.STEFAN ABARAS | OLYMPIAKOS |
7.VANGJEL GJERKO | SKENDERBEU |
8.GERON TOCKA | IRAKLIS |
9. FATLUM KURTULAJ | VLLAZNIA |
10.FRENCI QEROS | INTER |
11.STAVRO BIRAKU | APOLLON |
12. ARMAN SYKAJ | JUVENTUS |
13. ARLIND DEMAJ | FIORENTINA |
14. LEDION SELAHI | ANDERLECHT |
15.ISMET SINANI | MILAN |
16.KEVIN LLANAJ | TIRANA FC |
17.AMER DUKA | TEUTA |
18. ELVI BERISHA | TIRANA |
19.MARASH KUMBULLA | HELLAS VERONA |
20. PANO QIRKO | FC FLAMURTARI |