Kombëtarja U-17, Mustedanagiç grumbullon lojtarët për turneun në Kazakistan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2016 | 16:01

Kombëtarja U-17, Mustedanagiç grumbullon lojtarët për turneun në Kazakistan

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 ka nisur që nga dita e sotme grumbullimin në Durrës për të përgatitur pjesëmarrjen në një turne miqësor që do të zhvillojë në Kazakistan. Sipas një njoftimi të publikuar nga FSHF, 22 futbollistët, do të vihen të gjithë që sot në dispozicion të trajnerit Xhemal Mustedanagiç. Pjesa më e madhe e tyre aktivizohen jashtë Shqipërisë në kampionate si ai italian, grek, anglez apo holandez.

Kombetarja-U-17-grumbullohet-per-ne-Kazakistan

Ky turne do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 gusht në Shymkent me pjesëmarrjen e tetë skuadrave të ndara në dy grupe. Në grupin A do të jenë Shqipëria, Kazakistani, Cruseiro (Kazakistan) dhe Kirgistani. Në grupin B do të luajnë Azerbajxhani, Irani, Rusia 2 dhe Taxhikistani.

Krahas trofeut të fituesit, në këtë turne do të jepen edhe disa çmime të tjera si “Portieri më i mirë”, “Mbrojtësi më i mirë”, “Mesfushori më i mirë”, “Sulmuesi më i mirë”, “Golashënuesi më i mirë” dhe “Lojtari më i mirë i Turneut”. Për këtë turne, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ka thirrur këta futbollistë sipas listës së mëposhtme:

U-17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"