Kombëtarja U-17 i mbyll me nder kualifikueset, fitore 5-0 ndaj Lihtenshtejnit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 15:55

Kombëtarja U-17 i mbyll me nder kualifikueset, fitore 5-0 ndaj Lihtenshtejnit

Shqipëria U-17 i ka mbyllur me fitore kualifikueset e Kampionatit Europian U-17 “Angli 2018”. Kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” Lihtenshtejnin me rezultatin e thellë 5-0.

kombetarja u17

Bozhanaj ishte protagonisti kryesor i takimit me 3 gola të realizuar në minutat 10, 21 dhe 50. Dy golat e tjerë u shënuan nga Rama në minutën e 24-t dhe Bullari në minutën e 33-të.

Pas tre takimeve, Kombëtarja U-17 grumbulloi vetëm 3 pikë, duke e mbyllur grupin në vendin e 3-të në renditje. Në ndeshjen tjetër të Grupit 2, Kroacia dhe Spanja u ndanë në një barazim 1-1. Të dyja këto skuadra u kualifikuan për më tej në Raundin Elitar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"