Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, njihuni me të përzgjedhurit e trajnerit Memushaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 11:43

Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, njihuni me të përzgjedhurit e trajnerit Memushaj

Ekipi Kombëtar U-15 ka nisur katër ditët e grumbullimit në rezidencën e ekipeve kombëtare në “Tropikal”. Trajneri i kësaj moshe Eqerem Memushaj, ka grumbulluar për këtë rast 24 lojtarë.

Të gjithë të datëlindjes 2004, ku shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar të kësaj moshe. Në listën e trajnerit Memushaj, spikasin edhe lojtarë qe luajnë jashtë vendit, si në Itali, Maqedoni dhe Greqi.

eqerem memushaj
Përpara gazetarëve, trajneri Memushaj u shpreh: “Ky grumbullim është në vazhdën e një plani vjetor të ekipeve kombëtare dhe që më shërben jo pak për të vëzhguar dhe vlerësuar situatën e lojtarëve. Po kështu nga ana tjetër do të shohim mundësitë që të zhvillojmë 2 teste miqësore për të parë harmonizimin e lojtarëve ne fushë. Grumbullime të tilla janë planifikuar edhe në muajt në vijim, përfshirë edhe ndeshjet miqësore ndërkombëtare”, theksoi trajneri i përfaqësueses U-15 Memushaj, i cili ka thërritur 20 lojtarë që luajnë me skuadra të ndryshme në kampionatin shqiptar.

Pas skuadrës përfaqësuese U-15, ditën e dielë nis grumbullimin edhe ekipi kombëtar U-17 në drejtimin e trajnerit Mustedanagic.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"