Kombëtarja stërvitje në “Selman Stërmasi”, ja lojtarët që mungojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 19:18

Kombëtarja stërvitje në “Selman Stërmasi”, ja lojtarët që mungojnë

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon stërvitjen e parë për miqësoren ndaj Marokut. Kuqezinjtë u mblodhën sot pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet për të zhvilluar një seancë të thjeshtë stërvitore.

14202885_10208537251602694_97100077_oFillimisht grupit i mungoi Gjimshiti, Aliji, Manaj, Memushaj, Roshi, Balaj, Strakosha dhe Xhaka, por ky i fundit u pa të futej në impiantin sportiv pak minuta pas shokëve të tij të skuadrës.

14164140_1085872544783279_940996172_o

Grupi i plotë i lojtarëve të thirrur nga De Biazi pritet të plotësohet në orët në vijim, pasi mungesat në stërvitjen e parë kanë ardhur për shkak të angazhimeve që futbollistët kanë pasur me klubet e tyre.

14163772_1085872578116609_915597661_o

Pas kohë para se kuqezinjtë të zbrisnin në “Selman Stërmasi”, zhvilloi një seancë të shkurtër stërvitore edhe ekipi i Marokut.

Ekipet e të dy vendeve do të qëndorjnë në Tiranë deri në ditën kur do të udhëtojnë drejt Shkodrës, ku do të luajnë ndeshjen miqësore në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.

14151936_10208537254282761_1798080430_o

Ndeshja do të luhet të mërkurën në mbrëmje në orën 20:30.

14124156_1085872648116602_1596677523_o

14151925_1085872671449933_229422051_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"