Postuar: Tetor 12, 2020 | 15:30
Kombëtarja stërvitet në Kazakistan në prag të sfidës ndaj Lituanisë, një titullar në dyshim
Pas barazimit ditën e djeshme ndaj Kazakistanit me rezultatin 0-0, Kombëtarja zbriti sot në qendrën stërvitore të klubit kazak të Kairat, për t’u përgatitur për sfidën e ditës së mërkurë ndaj Lituanisë. Në këtë seancë të lehtë stërvitore, zbritën në fushën e blertë, lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Kazakistanit.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit, bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike, me përjashtim të Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kaviljes.
NJOFTIMI I FSHF-së:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"