Kombëtarja shkakton revoltë/ Kapitenët refuzohen dhe lagen me ujë, ja pikantet e sfidës në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 22:30

Kombëtarja shkakton revoltë/ Kapitenët refuzohen dhe lagen me ujë, ja pikantet e sfidës në “Air Albania”

Shqipëria e mbylli edicionin e Ligës së Kombeve pa asnjë fitore në katër ndeshjet e zhvilluara, çka sol li edhe një akumulim të pakënaqësisë së tifozëve kuqezi. Ajo që ndodhi në përfundim të barazimit me Islandën, ishte një nga situatat më të rënda të Kombëtares, teksa u pa një revoltë nga ana e tifozëve, që nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

shqiperia

Lojtarët afrohen duke kërkuar ndjesë, që refuzohet kategorikisht, madje dy kapitenët Berisha dhe Hysaj nuk ia hedhin me dhurimin e fanellës së tyre drejt tifozëve, pasi ajo u kthehet mbrapsht, bashkë me ujin që fluturon nga lart e i lag, dhe vjen si shenjë proteste për paraqitjet e dobëta radhazi që Shqipëria ka bërë. Një nga momentet më të veçanta, por edhe çfarë nuk u pa në TV, “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

* Të parët që u shfaqën në fushë ishin futbollistët, Broja, Asllani, Seferi, Mihaj dhe Doka, të cilët nuk qëndruan shumë pasi nisën vrullshëm reshjet e shiut.

* Ndeshje debutuese për drejtorin e ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili zëvendësoi Gledis Nanon dhe ndodhej në stadium.

* Tifozët islandezë me kokrra, ndërkohë e kundërta ndodhi në Reikjavik, ku shqiptarët ishin të shumtë në numër.

* Ovacione kur dalin kuqezinjtë në nxehmje, ndërkohë vërshëllima për lojtarët islandezë.

* Tifozët të pranishëm gjithmonë dhe të shumtë në numër. Rreth 11 mijë të pranishëm që dëgjuan rënien e bilbilit. Në tribunat e “Air Albania”-s ishin prezent “Tifozët Kuq e Zi” dhe “Iliryan Elite”.

* Sapo nisi dhe takimi, reshjet e shiut ndaluan si me “buton”.

* Pasi Islanda mbeti me 10 lojtarë, do të kryente një zëvendësim. Gjyqtari nxjerr tabelën, por futbollisti që duhet të dilte s’po kuptonte gjë. Iu desh ndihma e kryesorit spanjoll, i cili iu afrua dhe ia komunikoi.

* Një episod i sikletshëm për Gjasulën, i cili shkelet nga mbrapa dhe këpuca i del nga këmba.

* Myrto Uzuni u shfaq që në fillim tepër i nervozuar. Pas humbjes në Izrael, sulmuesi që shënoi një eurogol, kërkonte dhe nxitonte në çdo moment, edhe kur dilte topi jashtë, që të gjendej goli sa më shpejt.

*Islandezët, pas daljes me karton të kuq, gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të vonuar lojën aq sa në një moment, trajneri i bën me shenjë portierit të bëjë si i dëmtuar në mënyrë që të fitojë kohë dhe t’i komunikojë udhëzime të reja ekipit.

* Në një moment kur islandezët po kryenin këndoren, topi nuk ishte në vizën e duhur dhe i ndodhur aty, Kristjan Asllani i bërtet gjyqtarit, i cili shkon dhe e ndreq.

* Edi Reja nervozohet ashpër me një top të thjeshtë, i humbur nga Ismajli. Ndërkohë që gjen kohën dhe i bërtet Bajramit që të shkojë më tepër në qendër.

* Balliu po ekzekuton rivënien anësore, por topin nuk e kërkon askush. Nuk ka një lëvizje kryq të lojtarëve sulmues dhe kjo gjë e çmend Edi Rejën, i cili merr një top dhe e përplas në tokë.

* Pa mbaruar pjesa e parë, Ismajli largon një top jashtë me forcë dhe për fat të keq ai top godet një fëmijë të vogël në kokë, i cili ishte pa mendje dhe rrëzohet.

Normalisht të qarat nuk mund të mungonin, po mbrojtësi u tregua i kujdesshëm dhe kur mbaroi pjesa e parë, iu afrua djaloshit, e puthi me dorë dhe i dhuroi bluzën. Në momentin e goditjes, edhe mjeku i ekipit kombëtar vrapoi për ta parë, pasi në atë moment u krijua një panik në tribunë, por fatmirësisht çdo gjë kaloi.

* Të pranishëm në stadium, ashtu si shpeshherë u panë personazhe nga politika, siç ishte prezenca e ministrit Bledi Çuçi apo ish-deputetit Myslym Murrizi.

Ndërkohë, bashkë u panë edhe dy Sulejmanët, Starova dhe Demollari, të cilët e ndoqën ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe ishfutbollistë si Mavraj apo edhe nga Superiorja, ish-trajneri i Teutës, Edi Martini, i cili ishte në shoqërinë e presidentit Xhaferi.

* Duke qenë se vonesat e islandezëve u panë qartë, kjo krijoi një pakënaqësi në tribunë, aq sa një tifoz kur nisi pjesa e dytë ia priti: “Çfarë hilamanësh këta, t’i numërojmë se mos kanë hyrë 11 në fushë”.

* Uzuni humb një rast të artë pas shërbimit të Lenjanit. Pasi çohet nga toka ka një “Fair Play” mes tij dhe portierit kundërshtar, i cili i jep dorën.

* Minuta e 56-të do të sillte mjegull në stadium. Nuk ishte për shkaqe natyrale, por tifozët “Iliryan Elite” hodhën një tymuese në sektorin e tyre.

* Lenjani ia bën me shenjë Bulkut, që nuk vazhdon më sepse po ndien një kontraktim. Në ato momente del nga fusha dhe në lojë hyn Hysaj, i cili sa prekte topin, merrte vërshëllima nga tifozët.

* Dëmtohet Ismajli në minutën e 83-të, por nuk ka më ndërrime. Bar ela hyn në fushë d he nxjer r mbrojtësin. Shqipëria mbetet me 10 lojtarë dhe numrat barazohen. Reja i komunikon ekipit kalimin në skemën 4-3-2.

* Në përfundim të ndeshjes, rezultati ishte zhgënjyes dhe kuqezinjtë afrohen te tifozët për të kërkuar falje. Berisha dhe Hysaj afrohen të parët, por refuzohen kategorikisht nga tifozët, që madje i lagin me ujë. Lojtarët heqin bluzat dhe ua zgjasin, por tifozët ua kthejnë mbrapsht. Një situatë tepër e rëndë në historinë e Kombëtares shqiptare. Ndërkohë që një grup tifozësh bërtet në korr: “Reja, Reja, ‘Vaffanculo'”, rast i ngjashëm si me Kristjan Panuçin.

* Ndryshe nga herët e tjera, në përfundim të ndeshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka, qëndron në tribunën VIP, duke mos u larguar, por ndjekur me vëmendje dhe mendueshëm situatën.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"