Postuar: Shtator 20, 2018 | 19:01
Kombëtarja mundet sërish, 15-vjeçarët pësojnë humbjen e dytë përballë Maqedonisë
Ekipi U-15 përfaqësues i Shqipërisë, është mundur me shifrat e ngushta 1-0 ditën e sotme, nga moshatarët e Maqedonisë, në miqësoren e dytë zhvilluar këtë të enjte, në stadiumin “Biljanini”në Ohër. Ndeshja e pare, u zhvillua në datën 18 shtator, në Korçë, ku kuqezinjtë e vegjël u mundën me rezultatin 1-2.
Djelmoshat e U-15 kanë rivalizuar përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë të saktë dhe të finalizojnë si duhet aksionet. Golin e fitores Maqedonia e shënoi me penallti në 66’ me anë të Stojanovskit.
FORMACIONI I SHQIPËRISË: Ujka,Kreka, Rahimi,Stafa, Cupi, Bajraktari, Kote, Strefaj, Ndreu,Çereni, Karaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"