Kombëtarja mposht Greqinë, Panuçi vëzhgon me kujdes elementët e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 17:39

Kombëtarja mposht Greqinë, Panuçi vëzhgon me kujdes elementët e rinj

Shqipëria U-19 ka arritur suksesin e radhës, në turneun “Roma Caput Mundi”. Ekipi i drejtuar nga Bogdani, fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Greqisë, me nga një gol për çdo pjesë. Në të parën, ishte Nezha që shënoi nga pika e penalltisë, ndërsa golin i dytë u shënua nga Pasha.

shqiperia u 19

Ndeshja e radhës, do të zhvillohet më datë 22, ndaj C.R Lazio. I pranishëm në këtë sfidë, ishte edhe Kristian Panuçi, i cili ka vëzhguar me kujdes elementet e rinj.

Formacioni ndaj Greqisë: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

Rezultatet

19 shkurt 2018 – Shqipëri 5-1 Maltë
20 shkurt 2018 – Shqipëri 2-0 Greqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"