Kombëtarja me bilanc pozitiv ndaj Moldavisë, transferta e vitit 1995 ishte për… rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 19:20

Kombëtarja me bilanc pozitiv ndaj Moldavisë, transferta e vitit 1995 ishte për… rekord

Përballë në ndeshjen e radhës për Shqipërinë do të jetë Moldavia, e cila është një skuadër që mbahet mend në historinë e Kombëtares shqiptare.

ergys kacee shqiperi moldavi

Mes tri fitoreve të arritura përballë saj, në katër ndeshje, kuqezinjtë kanë regjistruar fitoren e parë në transfertë. “Panorama Sport” ju sjell edhe skedën e ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Europianit në qershor të vitit 1995. Shqipëria drejtohej nga Neptun Bajko dhe ndeshja është zhbllokuar nga legjenda Sokol Kushta në minutën e shtatë.

c

Më tej, dy gola të vendësve në minutat 10 dhe 15 kanë përmbysur rezultatin. Bellai ka barazuar shpejt në minutën e 25- të dhe fitoren e parë në transfertë për Shqipërinë e ka siguruar një gol i Vatës në minutën e 71-të. Në tri përballje kualifikuese, Shqipëria numëron 3 fitore, me tetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar . Në një miqësore në vitin 2012, kuqezinjtë kanë barazuar 0-0.

ccaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"