“Kombëtarja ka treguar personalitet në 2 ndeshjet e fundit”, analiza e Shpëtim Duros: Jam çuditur! Ndaj Hungarisë interpretim perfekt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 19:47

“Kombëtarja ka treguar personalitet në 2 ndeshjet e fundit”, analiza e Shpëtim Duros: Jam çuditur! Ndaj Hungarisë interpretim perfekt…

Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, i ftuar në studion e emisionin “Kuq e Zi”, bëri një analizë të shkurtër në lidhje me ecurinë e Kombëtares, në dy sfidat e fundit ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Sipas Duros, Shqipëria shfaqi personalitet në këto takime, pavarësisht rezultateve.

bandicam 2021-09-08 19-39-21-559

“Këto 2 ndeshjet me Poloninë dhe Hungarinë, kam mendimin që Kombëtarja ka treguar personalitet. Jam çuditur, kemi pasur dy kundërshtarë jashtëzakonisht të vështirë në letër. Pjesëmarrëse në Europian. Dy ndeshje që mund t’i shikosh në këndvështrime të ndryshme.

Me Poloninë skuadra shfaqi personalitet, por kishte gabime amatoreske në mbrojtje. Një ndeshje nuk quhet shumë e mirë, kur luan mirë në një fazë të lojës. Gaboi në mbrojtje por ishte me shumë personalitet në pjesën sulmuese. Me Hungarinë, ishte një ndeshje tjetër.

Loja u interpretua në mënyrë perfekte në të dyja fazat. Ishim superiorë ndaj kundërshtarit. Edhe nëse ndeshja dilte 0-0 interpretimi ka qenë perfekte. Skuadra ka treguar rritje, falë edhe aktivizimit të 2-3 lojtarëve cilësorë. Bajrami është lojtar i thjeshtë, por e njeh shumë mirë rolin. Futja e Uzunit i dha një dimesion tjetër veprimeve sulmuese.

Këto ndeshje janë detyrim për t’u fituar. Është fat që mbas ndeshjes me Hungarinë, mund të kemi një ndeshje relaksi. Gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm, sepse këto ndeshje me këto skuadra të tilla, kanë vështirësi. Shënimi i golit është shumë i rëndësishëm. Nëse shënojmë, çdo gjë është e përfunduar. Në këto ndeshje shumë e rëndësishme është shënimi I golit të parë. Do vlerësim maksimal”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"