“Kombëtarja ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë”, Trashi: Në pjesën e dytë u përqëndrua loja te… Veseli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 15:49

“Kombëtarja ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë”, Trashi: Në pjesën e dytë u përqëndrua loja te… Veseli

Lorenc Trashi, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp nga Kazakistani, ku Shqipëria po qëndron e akomoduar, në prag të sfidës me Lituaninë që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Futbollisti gramshiot, analizoi përballjen e djeshme ndaj kazakëve, duke u shprehur:

bandicam 2020-10-12 15-45-03-615

“Në përgjithësi në aspektin individual, një pjesë e parë e mirë. Mendoj që kam bërë mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë të tregohem i sinqertë nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, u përqendrua më shumë loja nga Veseli. Nuk është se pata shumë aksione individuale që t’i përfundoja me sukses. Në aspektin e grupit, mendoj që djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhet të shfrytëzonim rastet më të pastra dhe të kishim finalizuar mirë.

Edhe i kënaqur jam me 1 pikë, por në fakt doja dhe u futëm në fushë për 3 pikë. I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët. Luajtëm më mirë se kundërshtarët, patëm më shumë raste. Duhet ta kishim fituar këtë takim, por duke parë që do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera, besoj që edhe 1 pikë është mirë. Shpresojmë për një fitore me Lituaninë.

Debutuesit kanë bërë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Me komentet që kemi dëgjuar pas ndeshjes, ka qenë komente pozitive. Kombëtarja besoj se ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë.

Situata e përgjithshme është e mirë. Gjithçka ka qenë ok pas ndeshjes. Kemi përgëzuar çunat për lojën. Kemi thënë që duhet të jemi me kokën lartë dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve”, përfundoi Trashi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"