Kombëtarja/ Ja katër lojtarët që i bashkohen grupit në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2016 | 9:57

Kombëtarja/ Ja katër lojtarët që i bashkohen grupit në Austri

Grupi prej 27 futbollistësh që Xhani De Biazi përfshiu në listë për të qenë gjatë përgatitjeve në Austri do të kompletohet përfundimisht sot.

Untitled-1Katër lojtarë do t’i bashkohen përfaqësueses në hotelin ku është grumbulluar dhe po zhvillon seancat stërvitore përpara Kampionatit Europian.

Burim Kukeli dhe Frederik Veseli, të cilët ishin në fushë dje në finalen e Kupës së Zvicrës, Zyrih- Lugano, do të mbërrijnë sot paradite në hotelin e kuqezinjve.

Gjithashtu, grupit do t’i bashkohen edhe Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj, të cilët luajtën me klubet e tyre, PAOK dhe Peskara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"